Po kërkoni autobusin e duhur që të ktheheni në shtëpi ?
Nuk jeni të sigurtë për orarin e nisjeve?
Nuk dini se si të merrni informata për rrugët?
Ju ndodheni në uebfaqen e duhur! Këtu ju mund ti gjeni autobusët kryesorë të cilët qarkullojnë në Prishtinë së bashku me oraret, çmimet dhe një hartë të përditësuar të rrugëve e cila do t'ju tregojë rrugën e saktë.

Linjat e autobusëve Prishtinë, Kosovë

Ju lutem klikoni shenjën (+) në skajin e epërm (anën e djatht) të hartës, ikonat dhe linjat e autobusëve për më shumë informacion.

OpenStreetMap (OSM) është një projekt bashkëpunues për të krijuar një hartë lirë të editueshme të botës.

Hartat janë krijuar duke përdorur të dhëna nga pajisjet portative GPS, fotografi ajrore, burime të tjera të lira, ose thjesht nga njohuritë lokale. Të dyjat, imazhet e renderuara dhe dataset vektorët janë në dispozicion për shkarkim në bazë të një licence Creative Commons Attribution-ShareAlike 2.0

OpenStreetMap ishte i frymëzuar nga sajte të tilla si Wikipedia; veçori e hartës është skeda 'Edit' dhe një histori e plotë e ruajtur për rishikim. Përdoruesit e regjistruar mund të ngarkojnë GPS të dhëna dhe të redaktojnë të dhënat vektoriale duke përdorur mjetet e dhëna për editim.